More

    Tre filma kosovar do të shfaqen në European Film Market të Berlinales

    Tre filma kosovar do të shfaqen në European Film Market të Berlinales

    ‘Histori Maje Kulmi’ nga Gazmend Nela, ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli dhe ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari do të shfaqen në tregun e European Film Market për programer të ndryshëm të festivaleve dhe distributor.

    “Filmi ‘Histori Maje Kulmi’ do të jepet premierë në EFM dhe ky film është rrëfim për njerëzit që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që rrëfimin e tyre e tregojnë në rrethana jo fort të zakonshme, pra maje kulmi. Në rolet kryesore janë aktorët Xhevded Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj.

    Ndërsa filmi ‘Tpadashtun’ flet për një adoleshent i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder”, thuhet në njoftimin për media.

    European Film Market është një ndër tregjet më të mëdha në botë dhe ky është viti i gjashtë që QKK është e pranishme me shtand. Këtë vit do ta ketë shtandin e përbashkët me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë ku do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit. Aty do të organizohen shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë dhe pritet të arrihen disa marrëveshje në fushën e filmit.

    Delegacioni i Kosovës sivjet do të përbëhet edhe nga regjisorët dhe producentët e filmave që do të shfaqen me datat 11,12 dhe 13 shkurt si dhe kineastë të tjerë.

    Gjatë kësaj kohe, së bashku me QKK-në e Shqipërisë do të organizohet një koktej rasti për nder të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të përbashkët.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads