E shtunë, 24 Maj, 2025
17.8 C
Skopje

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar. Fatkeqësisht nga ky aksident kanë humbur jetën 3 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona.

 

MARKETING

 

 

Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:55 në fshatin Trapçindoll. Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë tre makina. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Disa prej të lënduarve janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa të tjerë në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

 

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Më të lexuara

TRAGJIKE në Shkup, vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku...

NJË DITË PARA VIZITËS SË KALLAS NË SHKUP, ROKAS TAKIM-MËNGJESI ME XHAFERIN

Një ditë para vizitës së Kallas në Shkup, ambasadori...

Bekim Rexhepi: Bashkimi Demokratik për Integrim: Dalzotës i pushtetit dhe mbrojtës i interesit kolektiv

Barazia në pushtet është një parim themelor i Marrëveshjes...

Çdo qytetar i Maqedonisë i detyrohet mesatarisht bankës rreth 2,300 euro

Kompanitë dhe qytetarët u detyroheshin bankave gjithsej 8.268 miliardë...

Erdogan: Ky është mandati im i fundit!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se nuk ka...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads