Një tragjedi e trishtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në ora 11:00 në stacionin poliocor në Gazi Babë, 22 vjeçari S.O. nga fshati Luboten të Shkupit ka denoncuar rastin se të njejtën ditë rreth orës 10:00 në shtëpinë në Hasanbeg të Shkupit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij një muajsh.
Mjeku nga ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dhënë për autopsi.