Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se zjarri që shpërtheu së fundmi në Trubarevë është vënë nën kontroll, ndërsa në terren janë angazhuar të gjitha resurset e disponueshme për shuarjen e tij. Sipas tij, zjarri është lokalizuar dhe po shuhet me rërë të imët, duke eliminuar rrezikun për përhapje të mëtejshme, raporton SHENJA.
”Katastrofa të tilla janë kërcënuese për jetën,” theksoi Toshkovski.

