More

    Tifozët Kuq e Zi kundër organizimit të Evropianit U21 nga Shqipëria e Serbia

    Tashmë ka mbetur vetëm të zyrtarizohet organizimi i Kampionatit Evropian për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë për vitin 2027.  UEFA ka konfirmuar se vetëm këto dy shtet kanë respektuar afatet dhe se tashmë do tu jepet organizimi.  Tifozat Kuq e Zi, që janë edhe grupimi më i madh i tifozëve të kombëtares kuqezi, kanë reaguar ashpër ndaj mos largimit të kandidaturës.

    Reagimi i plotë i  grupit Tifozat Kuq e Zi 

    Organizimi i kampionatit europian për moshat U21, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shkijeve është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar dhe opinionin futbolldashës të Kombëtares Shqiptare të futbollit.

    Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompentencën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë.

    Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime.

    Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. Gjithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje “vrisni shqiptarët”, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre.

    Nismat e tilla kryeneçe, e mospërfillëse ndaj opinionit të të lartëpërmendurve, që për lavdinë e tyre personale, egoja e shëmtuar për të luajtuar ndërtuesin e paqes globale në dëm të harmonisë së ekipit kombëtar, të mbështetësve të saj që me gjithë sakrificën e tyre financiare e familjare, e kanë ndjekur deri tani ekipin kombëtar, do t’ju kthehet bumerang.

    Nesër do të jetë vonë, kur thirrjet tuaja do të bëhen përgjëruese ndaj përkrahësve të Kombëtares dhe sportdashësve, për t’i ulë gjakrat e tensionin dhe për të kërkuar kompromis e partneritet.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Lladrovci: Unë jam bulldozher dhe kush më del përpara e marr pas vetes

    Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku në pamjet...

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...