Persona të panjohur , mbrëmë rreth orës 23:30 kanë goditur me thikë në pjesën e zemrës personin M.B (24) vjeç nga f.Gërçec , transmeton Zhurnal.
Siç vërtetuan sot nga policia , personi është sulmuar në një kafene në afërsi të Sheshit Skenderbej në Shkup.
I lënduari është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup , ku i është ofruar ndihma mjeksore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit thuhet në rregimin e policisë.