Tetovari arrestohet duke kontrabanduar migrantë, në veturën e tij janë gjetur shtatë migrantë ilegalë nga Egjipti

MPB njofton se më datë 30.11.2025, rreth orës 02:10, në autostradën Shkup–Kumanovë, tek pikëpagesa Rramanli, gjatë kontrollit të trafikut nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Trafik, u ndalua automjeti i tipit “Volkswagen Sharan” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.I. (44) nga Tetova.

 

Gjatë kontrollit në automjet u vërejtën persona të cilët, gjatë verifikimit të identitetit, nuk posedonin dokumente identifikimi. Gjatë bisedës me drejtuesin e automjetit, ai deklaroi se kishte po transportonte personat nga Gjevgjelia deri në Kumanovë. Në automjet po transportoheshin shtatë persona, të gjithë sipas deklarimit të tyre shtetas të Egjiptit, të moshës nga 17 deri në 52 vjeç.

 

Drejtuesi i automjetit dhe migrantët janë privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm