Në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion e kanë arrestuar R.I. (27) nga fshati Trebosh i Tetovës.
Gjatë kontrollit në trafik, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Porsche” dhe është konstatuar se R.I. e drejtonte veturën pa leje drejtimi. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftoi policia.(INA)

