Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO me seli në Bruksel, Dane Taleski, i cili, sipas vendimit, do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025, ndërsa gjashtë të tjerëve mandati i përfundon më 30 nëntor të këtij viti.
Nga 1 dhjetori i përfundon mandati Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e misionit ekzistues të Maqedonisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Janë tërhequr edhe ambasadorët në Shqipëri, Vatikan, Danimarkë, Kazakistan dhe Katar.