More

    Temperaturat e larta nuk i zhdukën virozat, ambulancat dhe klinikat, të mbushura me fëmijë

    Temperaturat e larta nuk e ndryshuan gjendjen e stërmbushur me fëmijë në ambulanca, gjegjësisht Klinikën e Fëmijëve në Kozle, këtë fundjavë e kanë vizituar rreth 300 fëmijë. Kollitje e rëndë, rritje e temperaturës, hundë e ënjtur, këto janë simptomat më të shpeshta. Një nga situatat që nuk mund të parashikohet dhe paraqitet brenda natës, në gjumë dhe e zgjon fëmijën të zënë në frymë dhe kollë të rëndë është laringiti. Por, ata fëmijë që luajnë dhe hanë edhe nëse kolliten nuk janë të sëmurë. Ka prindër që sjellin menjëherë fëmijët në kontroll, ndërsa të tjerët i shërojnë vet,  thekson mjekja Elena Ginovska-Tasevska.
    “Me vetiniciativë dhe në kokë të tyre marrin antibiotikë, duhet shumë kujdes dhe shumë përkujdesje. Duhet të kemi bazë dhe pasqyrë si laboratorike, klinike, mikrobiologjike, të cilën ne e ofrojmë në klinikën tonë që të mundemi të japim antibiotikun ku ka nevojë, me qëllim të sinqertë për ta shëruar fëmijën.”, – deklaroi mjekja dr. Elena Ginovska – Tasevska.
    Sipas saj, më e rëndësishme është që fëmijët të hanë ushqime të ndryshme, të qëndrojnë në natyrë, sesa prindërit t’u blejnë vitamina dhe suplemente të shtrenjta për të rritur imunitetin e tyre, i cili vazhdimisht sulmohet nga infeksionet e ndryshme në shkolla dhe kopshte.
    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare,...

    Shkup: Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

    MPB njofton se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski. “Me datë 15.05.2024 rreth...

    Blerand Ramadani zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i ASh-së

    Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët...

    Ilir Demiri shkarkon drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, Danil Petrevskin

    Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka shkarkuar nga detyra drejtorin mjekësor të klinikës së Toksikologjisë, Danil Petrevski. Lajmin e...