Tejkalohet pragu i alarmit në disa vende në Shkup, MMJPH del me rekomandime pas ndotjes së lartë të ajrit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas tëdhënave nga Sistemi Shtetëror Automatik i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit Ambiental dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës 150 μg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat.

 

Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe objektivat afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017).

 

Ministria ka dalë edhe me rekomandime në vendet në të cilat është kaluar pragu i alarmimit, të cilat janë si më poshtë:

 

– Të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese ndaj instalimeve me Leje Ekologjike të Integruar të tipit A

 

– Të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese në terren për kontrollin e instalimeve me Leje Ekologjike të Integruara të tipit B dhe Elaborate

 

– Instalimet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë qasje publike në të dhënat e matura

 

– Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe automjeteve të paregjistruara

 

– Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit- Ndalim i djegies në hapësirë të hapur

 

– U rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të kaluar të miokardit ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën, me rekomandim të mjekut amë

 

– U rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambiente të hapura të punojnë nga ora 11:00 deri në ora 17:00

 

– Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambiente të hapura.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Bitcoin ka kaluar 100.000 dollarë për herë të parë në histori

Çmimi i Bitcoin për herë të parë kaloi kufirin...

Artikuj të ngjashëm