More

    Taravari: Veprimet e VLEN-it do të jenë në përputhje me interesin strategjik të SHBA-ve

    Kandidati për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte para të pranishmëve tha se në tubimin e fundit në Shkup, vjen pas shumë takimeve dhe tubimeve anembanë vendit duke përfshirë edhe diasporën.

     

    “Po vijmë këtu, edhe pas tubimeve masive në diasporë, ku morëm mbështetje nga ata që ndihmojnë çdo ndryshim pozitiv, nga vëllezërit dhe motrat tona në mërgatë. Po vijmë këtu pas takimeve me Albin Kurtin dhe me shumë miq e vëllezër nga Kosova, të cilët maksimalisht po e përkrahin fitoren tonë. Shumë e madhe është nevoja për ndryshim. Jemi të vetëdijshëm se çfarë detyre na pret. Detyrë sa e rëndë aq edhe fisnike, prandaj dhe u bëmë bashkë që të gjithë si një ALEANCË, me një LËVIZJE të përbashkët, ta japim BESËN, e nën numrin 6 të ofrojmë një ALTERNATIVË që VLEN”, u shpreh Taravari.

    “Si kandidat për president i Republikës, zotohem se politika ime e jashtme do të jetë e bazuar në vlerat evropiane dhe properëndimore, me synim për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Këtë do ta arrijmë edhe me përkrahjen e aleatit tonë të përhershëm, pa ndihmën e të cilit nuk do të ishim këtu ku jemi sot – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ne miqësia me Amerikën është e shenjtë dhe Koalicioni VLEN është zotuar se çdo hap i yni në vijim, do të jetë në përputhje të plotë me interesin strategjik të SHBA-ve, pra një Maqedoni e Veriut e integruar në BE dhe larg ndikimeve ruse, një Maqedoni e Veriut e shëruar nga epidemia e korrupsionit si parakusht për zhvillim shoqëror dhe ekonomik. Si President i Republikës, zotohem se do të punoj me zell që Maqedonia e Veriut të jetë një shtet i sigurt dhe ta promovojë sigurinë dhe paqen rajonale”, tha më tej Taravari. /SHENJA/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

    Me kryeministrin e Kosovës kemi takime të rregullta, qoftë kur kemi qenë në opozitë, qoftë tash kur jemi në...

    Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

    Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe...

    Liqeni i Ohrit ndër më të vjetërit në Evropë

    LIQENI I OHRIT NJË NGA MË TË VJETËR NË EUROPË Ohër, 18 maj – Liqeni i Ohrit ndodhet në kufirin malor...

    Pasdite takim i kryesisë së BDI-së

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se pasdite kryesia e partisë do të mbajë takim. Takimi, siç është paralajmëruar...