E enjte, 22 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, zhvilluan sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas.

 

Gjatë këtij takimi, Taravari e informoi ambasadorin Rokas për vendimin e ASH-së për t’u larguar nga qeveria dhe për të vijuar veprimtarinë politike në opozitë. Ai theksoi se, pavarësisht këtij vendimi, angazhimi i ASH-së për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur.

 

“Sot së bashku me Sekretarin gjeneral të ASH-së Blerant Ramadani, u takuam me Ambasadorin e BE-së Michalis Rokas. I shpjegova vendimin e ASHsë për t’u larguar nga qeveria (dhe për të vazhduar në opozitë). Angazhimi ynë për anëtarësimin në BE është i palëkundur”, ka bërë të ditur Taravari.(INA)

Më të lexuara

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Haradinaj: Kurti po përdor njerëzit e VLEN-it për të kontaktuar me Adem Hoxhën

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave...

NJË DITË PARA VIZITËS SË KALLAS NË SHKUP, ROKAS TAKIM-MËNGJESI ME XHAFERIN

Një ditë para vizitës së Kallas në Shkup, ambasadori...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads