E shtunë, 17 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Tabela vetëm në maqedonisht, anashkalohet gjuha shqipe në Dibër

Problemet me respektimin e përdorimit të dy gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë ende të pranishme në disa qytete, edhe pse kjo e drejtë garantohet me Kushtetutë. Megjithëse përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me ligj, ka raste kur kjo gjuhë vazhdon të anashkalohet, ndonjëherë edhe qëllimisht. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në qendër të Dibrës, ku është vendosur një tabelë komunikacioni vetëm në gjuhën maqedonase.

 

 

 

Është me rëndësi të theksohet se në hyrje dhe dalje të qytetit të Dibrës, mbishkrimet janë të shkruara në të dy gjuhët zyrtare, maqedonisht dhe shqip. Megjithatë, në këtë rast të veçantë, në tabelën e përmendur mungon plotësisht gjuha shqipe. Pas konstatimit të kësaj shkeljeje, kërkuam sqarime nga disa institucione përgjegjëse për të kuptuar se kush e ka vendosur tabelën dhe pse nuk është respektuar dygjuhësia. Qytetarët kanë reaguar, por tabela vazhdon të qëndrojë në vendin e saj.

 

 

 

Në një deklaratë për gazetën Koha, kryetari i Këshillit Komunal, Fuat Spahiu, theksoi se ky problem duhet të hetohet nga inspektorati i tregut. “Patjetër duhet të ketë dygjuhësi”, tha Spahiu.

 

 

 

Për këtë çështje biseduam edhe me kryetarin e Komisionit për Siguri në Komunikacion pranë Komunës së Dibrës, Abdul Koleci.

 

 

 

“Këtu kompetente janë organet përkatëse. Nuk guxon që mbishkrimi të jetë vetëm në një gjuhë, në këtë rast vetëm në maqedonisht. Patjetër duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe. Institucionet kompetente duhet të reagojnë”, theksoi ai.

 

 

 

Gjithashtu, qëndrimin e tij e dha edhe anëtari i Këshillit të Komunës së Dibrës, Bashkim Mashkulli, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë.

 

 

 

“Ky mbishkrim vetëm në një gjuhë është një provokim i pastër për dibranët. Ai që e ka vendosur – kushdo qoftë – duhet të kuptojë se gjuha shqipe duhet të jetë në të gjitha mbishkrimet, ashtu siç përcaktohet me ligj. Kërkoj që institucionet kompetente dhe inspektorët të reagojnë sa më shpejt dhe të vendosin përkthimin edhe në shqip,” deklaroi ai.

 

 

 

Tabela në fjalë është vendosur në sheshin “Skënderbeu”, vetëm disa metra larg bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qendër të Dibrës. Ndërsa po realizonim fotografi të tabelës me mbishkrimin “Mos e blloko udhëkryqin” (në maqedonisht), biseduam edhe me disa qytetarë të rastësishëm.

 

 

 

“Kjo që është vendosur është një provokim për shqiptarët. Institucionet harrojnë Kushtetutën dhe vendosin tabela në një gjuhë, kinse nga padija”, u shpreh M. T., 38 vjeç. Ndërsa E. F., një dibran i moshuar, gjithashtu dënoi vendosjen e tabelës vetëm në maqedonisht. “Dibra ka shumicë dërmuese shqiptare, dhe përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë dhe me ligj. Ky veprim duhet të dënohet si provokim,” na tha ai.

Tabela bie dukshëm në sy, dhe megjithëse ka pasur shumë reagime, ajo vazhdon të qëndrojë në vend, vetëm në një gjuhë.

Më të lexuara

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

Falsifikonte bileta të parkingut dhe dokumente policore – bastisje në Shkup, arrestohet 21-vjeçari

Më 16.05.2025 në Shkup, pas një urdhri gjyqësor, zyrtarë...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit

Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka...

Kosovë, bora mbulon fshatin Strellc në mes të pranverës

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do jetë i freskët dhe me vranësira...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads