Studeniçani i Shkupit vazhdon të ruajë traditën shumëvjeçare

Shoqata qytetare për Arsim, Kulturë dhe Sport “AKSI” në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe federatën shtetërore të mundjes me datë 14.07.2019 (e diel), në Qendrën rekreative-sportive në Studeniçan organizon manifestimin ndërkombëtar kulturoro-sportiv në mundje tradicionale Etno Fest “Tradita vazhdon 2019”.

Në këtë manifestim, i cili mbahet për herë të nëntë, pritet të marrin pjesë mbi njëqind mundës (pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria,Greqia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, ku garuesit do të ndahen në pesë kategori.

Përveç mundjes manifestimi ka edhe karakter kulturor, AKV Emin Duraku-Shkup, do të prezantohen me këngë dhe valle të ndryshme popullore.

Të gjithë ata që duan për së afërmi të shohin dhe të ndjejnë traditën e vjetër shqiptare të Karshiakës së Shkupit, do të jenë të mirëseardhur në këtë manifestim ndërkombëtar që është pjesë specifike e etnologjisë së kësaj treve.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Artikuj të ngjashëm