More

    Spurs me përbërjen e dytë mposhtë Toronton, Washingtoni shkatërron Bostonin (Video)

    San Antonio Spurs ka shënuar fitore në udhëtim te Toronto Raptors, që është skuadra e dytë më e fortë në konferencën lindore. Spurs fituan me formacion të dytë me rezultat 106-108, teksa me rezultat 123-108 ishte Washington Wizards që mposhti Boston Celtics në derbin e ditës së martë në NBA.

    San Antonio e nisi takimin pa Leonardin, Parkerin dhe Gasolin, çka i bëri ata jo favoritë përballë Torontos ku mungoi vetëm DeRozan, kurse në formacion u rikthye ylli Patrick Patterson.

    Pas pjesës së parë Spurs krijuan një epërsi solide prej shtatë pikësh, e cila u shkri në fillim të pjesës së dytë, për të hyrë në çerekun e katërt në mënyrë të barabartë.

    Në fund të ndeshjes e cila ishte dramatike San Antonio u tregua më konkrete dhe arriti të fitonte duelin me dy pikë avantazh.

    Më i miri në këtë takim ishte Kyle Lowry me 30 pikë e dy asistime dhe pesë kërcime, pasuar nga Terence Ross me 21 pikë.

    Te San Antonio shkëlqyen Lamarcus Aldridge me 21 pikë e 7 kërcime dhe Patty Mills me 18 pikë e tri asistime. Te Spurs pesë lojtarë realizuan pikë dyshifrore.

    Washingtoni e shkatërroi Bostonin në derbin e ditës ku u prit rivalitet i madh. Shkëlqyen Bradley Beal me 31 pikë, e John Wall me 27 pikë. Te Bostoni më i miri ishte Isaiah Thomas me 25 pikë e 13 asistime, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të kishte ndonjë gjasë në këtë duel.

    San Antonio po e ndjekë hap pas hapi Golden Staten në tabelën e konferencës perëndimore, me Golden State që është vetëm dy ndeshje larg Spursave kurse Washingtoni me fitoren e nëntë nga 11 ndeshjet e fundit i është afruar shumë Boston Celtics duke qëndruar vetëm dy fitore larg tyre.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...