E mërkurë, 7 Maj, 2025
13.8 C
Skopje

Spektakël me gjashtë gola edhe në “Giuseppe Meazza” – Interi dhe Barcelona kërkojnë finalen në vazhdime

Spektakël me gjashtë gola edhe në “Giuseppe Meazza” – Interi dhe Barcelona kërkojnë finalen në vazhdime

Spektakël me gjashtë gola edhe në “Giuseppe Meazza” – Interi dhe Barcelona kërkojnë finalen në vazhdime

Interi dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 3-3 edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

 

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë ishte mbyllur 3-3, duke dhuruar shumë rikthime dhe emocione.

Zikaltërit e nisën mirë ndeshje, duke qenë të sigurt në mbrojtje, por të shpejtë në kundërsulme.

Zhvillohej minuta e 21-të, ku nga një kundërsulm i tillë, ku Denzel Dumfries mori një pasim drejt zonës, ai pasoi te Lautaro Martinez që shënoi për 1-0.

Barcelona kërkoi penallti për një prekje me dorë në zonë, por Szymon Marciniak, nuk mendoi njëjtë.

Interi iu afrua golit të dytë me Henrikh Mkhitaryan dhe Hakan Calhanoglu, por dyshja e mesfushës nuk gjetën rrjetën.

Në minutën e 42-të, Interi fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndaloi Lautaro Martinezin dhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari polak vendosi për penallti.

 

Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 2-0.

 

 

 

Barcelona e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke e hapur sfidën për 2-1. Eric Garcia shënon me një goditje të saktë brenda zonës pas një harkimi të saktë të Gerard Martin në minutën e 54-të.

 

I njëjti lojtar gaboi për të barazuar shifrat në minutën e 57-të, kur Yann Sommer bëri pritje të madhe.

 

Por pas tre minutash u barazuan shifrat, me Martin që asiston sërish, kësaj radhe te Dani Olmo i cili shënoi për 2-2.

 

Në minutën e 68-të, Szymon Marciniak akordoi penallti për Barcelonën, pasi Henrikh Mkhitaryan rrëzoi Lamine Yamalin, por e përmirësoi gabimin e tij, pasi ndërhyrja ishte jashtë.

 

 

 

Yamal tentoi të shënojë në minutën e 77-të, por Sommer bëri pritje të madhe për ta ruajtur barazimin.

 

Barcelona vazhdoi me tentime dhe kjo iu shpërbyle, pasi në minutën e 88-të, Raphinha shënon gol pas dy tentimeve për 3-2.

 

Në minutat e mbetura Interi u lëshuan me të gjitha forcat në sulm për të gjetur barazimin, pot kjo iu hakmor paksa, pasi la pas zbrazësitë, ku në një rast Yamal goditi shtyllën.

 

Image

 

Kjo nuk e ndali Interin, që arriti të barazojë në kohën shtesë, me Francesco Acerbi që shënoi me një goditje të bukur në zonë për 3-3.

 

Interi dhe Barcelona shkojnë në vazhdime pasi rezultati i përgjithshëm është 6-6.

Më të lexuara

Policia zbardh vrasjen në Shkup

Policia e Shkupit ka zbardhur vrasjen e ndodhur dje,...

Lindi në kushte shtëpiake, foshnja e porsalindur dërgohet e vdekur në klinikën e Shkupit

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme është...

Lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e benzinës BS-95, BS-98 dhe vajit ekstra të...

Taravari në facebook: S’ia vlen!

Para pak çastesh në faqen e tij në facebook...

Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat

Gropat në rrugën e Matkës si duket do të...

Aksident trafiku në Kumanovë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads