Sot vendimi, ja për sa denarë pritet të ulet nafta dhe benzina?

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në Maqedoninë e Veriut pritet të vendosë sot për çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas përllogaritjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, pritet që dizeli të poftohet (lirohet) për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 denarë për litër.

 

Kryeministri Mickoski deklaroi paraprakisht se pret stabilizim të tregut të derivateve të naftës pas paralajmërimeve për bisedime paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

 

Të gjitha pritshmëritë shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje, gjë që do të ndikojë edhe në stabilizimin e ekonomive globale. Për momentin, çmimi i naftës po lëviz rreth 80 dollarë për fuçi, por në periudhën në vijim priten çmime edhe më të ulëta.

 

“Ne bëmë kalkulimet tona, vlerat e dollarit janë rritur pak. Pres që të hënën, në bazë të këtyre kalkulimeve, benzina të ulet diku rreth katër denarë për litër, ndërsa dizeli diçka më shumë, rreth shtatë denarë për litër. Kështu që, le të presim të hënën që Komisioni Rregullator ta kumtojë këtë zyrtarisht,” – deklaroi Mickoski, i cili mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti të ri për fëmijë në komunën e Karposhit. (INA)

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm