E shtunë, 10 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura në rajon e më gjerë, raporton Gazeta Sinjali.

 

Këtë mbyllje e ka kërkuar zyrtarisht Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

 

Ditë më parë, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore, vendim ky që ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdorinin këtë program për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.

 

 

Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë të ngjashme me TikTok-un, që quhet Clapper.

 

Ky aplikacion ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads