Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë nga 26 vende do të ngjiten në skenën e arenës St. Jakobshalle të shtunën, në një garë që ka bashkuar dhe ndarë evropianët që nga viti 1956.
Shqipëria, që përfaqësohet nga ‘Shkodra Elektronike’, do të paraqitet me këngën “Zjerm” që po pëlqehet nga publiku ndërkombëtare me të madhe.
Shkodra Elektronike’ do të performoj e fundit sonte, sipas listës që e ka publikuar Eurovisioni. /lajmi.net/