Skandali në Spitalin e Tetovës – Prokuroria nis hetimet?! Drejtori prish tenderat prej 300 mijë euro me kompaninë e nuses!

Lajmi i Televizionit Klan dhe gazetarit Nevrij Ademi detyroi drejtorin Agim Berisha të ndërpresë dhe të prishë marrëveshjet me kompaninë e nuses së djalit të tij, të cilës i kishte dhënë afro 300,000€. Në faqen zyrtare të prokurimeve publike, sot të dy tenderët rezultonin të prishur.

 

Por kjo nuk e zhvesh Berishën nga përgjegjësia. Sot kemi pyetur Prokurorinë Themelore Publike se a ka paraqitje dhe a është duke u ndjekur rasti. Nga atje na janë përgjigjur:

“Të nderuar, deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë është dorëzuar paraqitje nga një person, e cila tanimë i është dhënë prokurorit publik me qëllim që t’i konfirmojë pretendimet,” thonë për Klan Maqedoni nga Prokuroria Themelore Publike.

 

Pas këtyre zhvillime pritet që Prokuroria Themelore Publike të shihet se çfarë epilogu do ti jep rastit. Nga ana tjetër, ende asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë rreth këtij skandali. /tvklan.mk

 

 

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Artikuj të ngjashëm