More

    Skandali me “Ballistët” përplas BDI-në dhe VLEN-in, Shkëndija qartëson: Largimin e flamurit e kërkoi policia

    Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk ka komentuar pohimet e MPB se delegati e jo policija ka kërkuar largimin e tifozëve të Shkendisë Bllasitat të cilët kishin vendosur flamurin shqiptarë në tribunë. Por, raporti zyrtarë i Shkëndijës thotë se policia ishte ajo që kërkoi largimin e Ballistëve e jo delegati. Ky skandal edhe sot ka përplasur partitë politike shqiptare. Nga VLEN-i akuzojnë se rastin e inskenoi BDI-ja, kurse nga BDI thonë se skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen Vlenit

    FFM nuk ka komentuar pohimet e MPB se se delegati e jo policija ka kërkuar largimin e tifozëve të Shkendisë Bllasitat të cilët kishin vendosur flamurin shqiptarë në tribunën e stadiumit në Strumicë këtë të diel. Por ajo që figuron në procesberalin e ndeshjes së diel kundërshton pohimet e MPB. Jo delagtit por policisë  i ka penguar flamuri shqipytarë pas cka kanë larguar nga stadiumi Ballistët.

    Në  raportin zyrtarë pas ndeshjes të cilin e ka publikuar klubi tetovar, saktësishtë shkruan kush urdhëroj largimin e tifozëve.

    “Gëzimin e plotë të kuqezinjëve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët tanë. Delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thonë nga Shkendija.

    Skandali me Ballistët edhe sot  ka përplasur partitë politike shiptare. VLENi në pushtet akuzon BDI-në për inseknimin e skandalit në Strumicë.

    “Sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet për të krijuar tensione etnike, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini. Qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia penale për korrupsionin politik masiv dhe të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga populli shqiptar”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

    Ka reaguar BDI. Sipas tyre skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen Vlenit, andaj dhe shpifin.

    “Të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇKsë, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.  Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijtë shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen. Asnjë punë nuk e keni të bërë, asnjë premtim nuk e keni realizuar, ju jeni dështakët më të mëdhenjë në historinë e kombit”, thonë nga BDI.

    Nga BDI-ja shtojnë se shqiptarët, tifozët dhe vet klubi po edhe mediat e dinë të vërtetën prandaj akuzojnë VLEN-in se duken injorantë me përpjekjet e tyre për tu arsyetuar nga fiaskoja që kanë shkaktuar. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...

    Sërish takim Toshkovski-Daçiq, i pari i policisë serbe sot në Kumanovë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të...