Sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit

Policia vazhdon çdo ditë me patrullime intensive dhe arrestime të shoferëve që shkelin rregullat e trafikut dhe shfaqin sjellje të rrezikshme në komunikacion. Së fundmi, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është arrestuar një 55-vjeçar nga Kumanova, i cili po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

 

MPB

 

“Më datë 3 janar 2026, në ora 02:47 pas mesnate, zyrtarët policorë të njësisë së trafikut rrugor pranë SPB Kumanovë, kanë privuar nga liria personin G.J. (55) nga Kumanova.”

 

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik, autoritetet paralajmërojnë se deri në mesin e vitit 2026, sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

 

Ky sistem përfshin një rrjet kamerash stacionare dhe mobile dhe shkeljet si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, përdorimi i automjeteve të paregjistruara dhe parkimi i paligjshëm do të evidentohen në mënyrë digjitale dhe për të njejtat krijon raporte dhe urdhërpagesa të cilat qytetarëve u dërgohen në mënyrë elektronike.

 

Periudha testuese e sistemit “Qyteti i Sigurt” ka nisur më 1 dhjetor 2025, ndërsa sipas të dhënave të MPB-së, vetëm në 24 orët e para aso kohe u regjistruan rreth 110 mijë shkelje. Zbatimi zyrtar i këtij sistemi pritet të fillojë më 1 shkurt të këtij viti në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10.

 

Mevludin Imeri /SHENJA/

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Artikuj të ngjashëm