Siria nis ofensivë kundër kurdëve në Aleppo

Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes forcave qeveritare siriane dhe njësive kurde në qytetin e Aleppos, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet kanë urdhëruar evakuim urgjent dhe kanë shpallur shtetrrethim në lagjet Sheikh Maksoud dhe Ashrafieh.

 

Ushtria siriane publikoi hartat e zonave që pritet të goditen nga bombardimet, duke paralajmëruar civilët të braktisin territorin për sigurinë e tyre. Mediat shtetërore raportojnë viktima dhe të plagosur, ndërsa SDF forca e udhëhequr nga kurdët thotë se i është përgjigjur me luftime intensive kundër fraksioneve të lidhura me Damaskun.

 

 

Sipas mediave ndërkombëtare, situata ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve kurde, të cilat pretendojnë se sulmet synojnë ndryshimin e përbërjes demografike në zonat kurde.

 

Kryeministri i Kurdistanit Irakian, Masrour Barzani, paralajmëroi se bombardimet ndaj civilëve mund të përbëjnë spastrim etnik.

 

 

Barzani kërkoi përmbajtje dhe dialog, ndërsa SDF akuzon Damaskun për zhvendosje të detyruar dhe për shkelje të ligjeve ndërkombëtare të luftës.

 

Banorë të shumtë janë parë duke u larguar përmes korridoreve të caktuara të sigurta.

 

 

SDF – e mbështetur nga SHBA – kontrollon pjesën më të madhe të Sirisë verilindore dhe ka qenë partner kyç i Uashingtonit kundër ISIS. Marrëveshja e arritur vitin e kaluar për integrimin e saj në ushtrinë siriane deri në fund të 2025 ka mbetur pezull, me palët që fajësojnë njëra-tjetrën.

 

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e një marrëveshjeje mund të hapë rrugë për përshkallëzim edhe më të madh, përfshirë rrezikun që Turqia të ndërhyjë ushtarakisht kundër kurdëve, të cilët i konsideron terroristë. Ankaraja ka deklaruar se është e gatshme të mbështesë Damaskun “nëse kërkohet”.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Polici mund të largojë me urdhër verbal dhunuesin nga shtëpia edhe nëse ai është pronar i pronës, njoftoi Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi sot...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Artikuj të ngjashëm