Shtetasi i Maqedonisë ia “sheh hajrin” emrit të tij, gabimisht u lirua nga burgu në Austri

Një gabim i rëndë në sistemin gjyqësor të Austrisë ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi për shkak të ngatërrimit të emrave, personi i gabuar u lirua nga qendra e paraburgimit në Linz.

 

Shkaku? Dy të burgosur kishin të njëjtin emër dhe mbiemër, ndërsa datat e lindjes duket se nuk u kontrolluan.

 

Personi që duhej të lirohej ishte një 17-vjeçar i dyshuar për vjedhje. Në vend të tij, u lirua një 30-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili duhej të dëshmonte në një proces për tentim vrasje. Sipas raportimeve, ai kishte ndihmuar një të afërm të shpëtonte pasi ky i fundit kishte qëlluar një person tjetër. Policia konfirmoi raportimin e bërë nga gazeta “Kronen Zeitung”.

 

Shtetasi i Maqedonisë në arrati

 

 

Kur gabimi u zbulua, ishte shumë vonë. Shtetasi i Maqedonisë që u liruar gabimisht ishte tashmë jashtë mundësisë për t’u kapur nga autoritetet. Aktualisht, policia po e kërkon atë me urdhër arresti.

 

Incidenti ka pasojë edhe për personelin, ndaj zyrtarit përgjegjës është hapur një procedurë disiplinore.

Ndryshime në procedura

Përveç kësaj, procedurat në qendrën e paraburgimit në Linz po ndryshohen. Është futur një rregull i ri “me dy sy”, që synon të parandalojë ngatërrime të ngjashme në të ardhmen. Nga tani e tutje, dy zyrtarë duhet të kontrollojnë identifikimin e të burgosurve para lirimit të tyre.

Më të lexuara

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Koalicioni Shqiptar triumfon me 10 mandate në Këshillin Kombëtar

Koalicioni Shqiptar, nën drejtimin e Enkel Rexhepit, ka arritur...

Shoferi i autobusit nga Maqedonia ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Kosovë me 5 euro – përfundon i arrestuar

  Shoferi i autobusit nga Maqedonia ka tentuar të korruptojë...

Ndërroi jetë Agan Asani futbollisti 13-vjeçar nga Çerkezi i Kumanovës

Lajmin e ke bere te ditur, trajneri i tij...

Aliu: Qëllimi kryesor i ligjit është parandalimi i pasojave të dëmshme të duhanit, e jo ndëshkimi

Projektligji i ri për mbrojtje nga duhani parasheh masa...

Lajm i mirë nga Trepça: Dalin të gjithë minatorët e bllokuar

Të gjithë minatorët që kanë mbetur mbrëmë të bllokuar...

Artikuj të ngjashëm