Shqiptarët e Ukrainës vizitojnë Shkupin

Pjestarë të komunitetit shqiptarë në Ukrainë të cilët jetojnë në afërsi të Odesës rrespektivisht në katundin Karakurt dje kanë vizituar Shkupin në kuadër të turnesë së tyre për Shqipëri dhe vendet e tjera arbërore. Ata u pritën nga gazetari i mirnjohur dërvenas Daut Dauti dhe djali i gazetarit të ndjerë Sefer Musliu nga Bojana. Njoftimin për vizitën e bëri të njohur Daut Dauti. Ja se çka shkruan ai në profilin e tij në rrjetet socijale:

“Një ekskurzion emocionues i një grupi nxënësish dhe mësuesish shqiptarë nga Ukraina
NJË RRUGËTIM I GJATË PAS RRËNJËVE…

Ishin nisur për Shqipëri, dhe së pari u ndalën në Shkup…Na i kthyen kujtimet e vizitave me Sefer Musiun e Afet Mifarin dhe ansamblin “Emin Duraku” para më shumë se 25 vjetësh, abetaret dhe librat e parë shqip që ua kishim dërguar…Ata sot në shkolla e mësojnë shqipen në mënyrë fakultative që sadopak ta ruajnë atë që u ka mbetur nga origjina e tyre, guhën…
Disa orë me Faton Musliun ishim nikoqirë dhe ciceronë të tyre nëpër Shkup…
Do të shihemi përsëri kur të kthehen nga Shqipëria ku do të qëndrojnë një javë.”

 

/derveni.info

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Artikuj të ngjashëm