E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Shqiptarët e LSDM-së në Saraj, po zhgënjehen nga Zaev dhe Shilegov

Strukturat politike shqiptare të LSDM-së në Saraj, shprehin nervozizëm dhe revolt pasi ndjen të manipuluar nga ana e disa zyrtarëve të LSDM-së. Ata, thonë se gjatë fushatës dhe zgjedhjeve kanë marrë shumë premtime, duke ju siguruar vende pune dhe funksione në ekzekutiv, por një gjë e tillë spo ndodhë, madje as telefonat nuk po ua hapin për komunikim.

Nga dega e LSDM-së në Saraj thonë se, LSDM ka marrë tre mijë vota në zgjedhjet parlamentare, ndërsa në zgjedhjet lokale kandidati I tyre për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, ka marrë 9200 vota dhe në fund përsëri nga dega Saraj për drejtor është emëruar një maqedonas nga Shishova dhe asnjë shqiptar.

Pakënaqësi shfaqin edhe ndaj premtimeve të kryeministrit Zoran Zaev edhe ndaj kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. “Shumë na është premtuar dhe në fund asgjë, vetëm se dëmtuam partitë shqiptare. Menjëherë pas zgjedhjeve gjithçka ndryshoi, edhe përskaj premtimeve të mëdha. Në strukturat e degës së LSDM-së Saraj, ka shumë pak shqiptar të gjithë janë maqedonas nga Matka dhe Shishova”, thonë anëtarët e LSDM-së së Sarajit.

 

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads