More

    SHQIPËRI / Zgjedhjet më 25 qershor, zv/kryeministri e 6 ministra teknikë për opozitën

    Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat marrëveshjen e arritur më 18 maj me Partinë Socialiste. Sipas marrëveshjes, zgjedhjet do të zhvillohen më 25 qershor. Sipas marrëveshjes së arritur, Partia Demokratike do të ketë postin e zv/kryeministrit si dhe 6 ministra teknikë.

    QEVERIA

    Zv/Kryeministër, teknik

    Ministri i Brendshëm, teknik

    Ministri i Arsimit, teknik

    Ministri i Shëndetësisë, teknik

    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

    Ministri i Financave, teknik

    Ministri i Drejtësisë, teknik

    DREJTORITË

    Drejtori i OSHEE

    Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

    Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

    Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

    Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

    Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës. Gjithashtu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokati i Popullit do të propozohen nga opozita.

    Krahas ndryshimeve në qeveri, Parlamenti do të miratojë organet e Vettingut, votimin e dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, ndryshime në Kodin Penal për forcimin e politikës penale për shitblerjen e votës dhe kthimin e saj në vepër korrupsioni.

    Gjithashtu Kuvendi do të miratojë edhe kufizimin e shpenzimeve zgjedhore, Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media. “Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit”, thuhet në pikën e fundit për këtë çëshjtje.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Çmimi i energjisë elektrike! RMV-ja lidere në rajon, me çmim më të lartë për amvisëritë!

    Sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike...

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...