E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” po vjen

Bjeshkatarë të dervenit, entuziastë të Alpinizmit dhe dashamirë të sporteve malore kanë nisur iniciativën për themelimin e një shoqate malore e cila kryesisht do të ketë pikësynim promovimin e bukurive të natyrës së rrallë të Dervenit si dhe bjeshkatarinë, alpinizmin e çiklizmin malorë.

Ideja për këtë iniciativë është e kahmotshme, megjithate tani po piqen kushtet për formalizim e saj dhe ngritjen profesionale me alpinist të sprovuar në majat më të larta të vendit dhe rajonit.

“E kemi nisur këtë punë, sepse mendojmë se jemi vonuar. Saraji dhe Derveni në përgjithësi janë shtylla e turizmit të Shkupit, ndërsa deri me sot promovimin e bukurive tona na e kanë bërë të tjerët. Do ia nisim prej fillimi, ngaqë e kemi amanet tu dalim zot maleve tona vet.” – tha Isamedin Saidi, ideatorë i kësaj nisme bashkë me veprimtarë të tjerë nga Derveni i Shkupit.

Shoqata Malore do të quhet “Gryka e Dervenit”, kjo sepse Derveni është reliev grykorë, e cila përbën edhe simbolikën e kësaj ane të Shkupit.

Nismëtarët theksuan se së shpejti do të bëjnë edhe promovimin e shoqatës me një ecje të lehtë relaksuese në njërën nga pikat turistike të Devenit, në të cilën do të ftojnë shumë mysafir nga Kosova, Shqipëria dhe vendi.

Deri atëherë ngelemi në pritje të lajmeve të reja nga kjo nismë.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads