More

    Shoqata Kulturore “DUFLLA” zhvilloi tryezë shkencore me rastin e ditës së alfabetit

    Shoqata Kulturore “DUFLLA” aktivitetet e saja përveç sferës së kulturës i zgjëron edhe me akademi shkencore, arsimore, zbulime dhe hulumtime. Festat e nëntorit është projekti që për 3 vite me radhë organizon shoqata Duflla me akademi shkencore dhe koncerte festive.

    Këtë vit me shënimin e 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe

    Ditës së Aflabetit të Gjuhës Shqipe shoqata kulturore “DUFLLA” organizoi tryezë shkencore me temë:

    Zhvillimi i arsimit dhe edukimit në komunën e Sarajit dhe më gjërë.

    Në këtë tryezë morrën pjesë studjus nga vendi edhe atë: Dr. Bedri Gjureci, Dr. Isamet Bakiu, Dr. Besnik Rameti, Mr. Raim Limani, Mr. Liman Aliji, Mr. Burim Rexhepi, Mr. Muarem Ajdari, Prof. Ismail Ibishi, Prof. Naser Miftari, Prof. Vebi Rustemi, Prof. Abedin Krosi, Prof. Baki Bakiu, Prof. Afrim Tanallari dhe Refk Krosi.

    Sdudjuesit kishin përgaditur tema nga më të ndryshmet duke veçuar: Hapja e shkollave shqipe në Derven të Shkupit dhe Tetovës, Arsimi dhe të mësuarit në shekullin XXI aritjet dhe pritjet, Rëndësia e edukimit në ndërtimin e demokracisë, Reformat në sitemin arsimor dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e arsimit, Teknologjija IT dhe metodat e reja mësimore, Pasqyrimi i mediave për shqiptarët e Maqedonisë etj.

    Të pranishëm ishin edhe shum arsimtarë e profesor, nxënës dhe student, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore si dhe njerëz të sferave të ndryshme që shprehën interesim të madh për zbulimet, analizat dhe kritikat e studijuesve.

    Mirënjohje u ndanë për të gjithë pjesëmarrësit mirëpo këtë vit shoqata Duflla e nderoi veteranin e arsimit me mirnjohje të veçantë prof. Baki Bakiun.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...