Shkupi po “qelbet” pa ujë, Qyteti apelon për përdorim racional të ujit të pijshëm

Njëherit apelohet deri te organet e vetëqeverisjes lokale, në përputhje me kompetencat e tyre, nëpërmjet shërbimeve që kanë në dispozicion, si dhe nëpërmjet Bashkësive lokale në territorin e komunave, që të angazhohen në ngritjen e vetëdijes tek banorët e komunave për përdorimin racional të ujit të pijshëm

Shkup, 27 korrik – NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup gjatë ditës së djeshme përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 metra kub në ditë. Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i furnizimit me ujë të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit, thonë nga ndërmarrja publike e qytetit. “Duke pasur parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me ujë të pijshëm nga një burim natyror me sasi të kufizuar me vlerë të paçmuar, nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit të pijshëm, si dhe për shmangien e përdorimit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e automobilave, për mbushjen e pishinave dhe të ngjashme, thonë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”.

Njëherit apelohet deri te organet e vetëqeverisjes lokale, në përputhje me kompetencat e tyre, nëpërmjet shërbimeve që kanë në dispozicion, si dhe nëpërmjet Bashkësive lokale në territorin e komunave, që të angazhohen në ngritjen e vetëdijes tek banorët e komunave për përdorimin racional të ujit të pijshëm.

“Theksohet se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim i duhur për të sanksionuar vjedhjen e ujit nga institucionet e tjera që kanë juridiksion mbi të. Humbjet e ujit prej 65 për qind nuk janë për shkak të defekteve, por kryesisht për shkak të vjedhjes përmes lidhjes së paligjshme të ndërtesave, shtëpive dhe objekteve të tjera dhe përdorimit të ujit të pijshëm në vend të ujit teknik për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. U bëjmë apel qytetarëve të qytetit të Shkupit, nëse vërejnë një lidhje të paligjshme, ta raportojnë atë në 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk ose www.vodovod-skopje.com.mk, theksohet në kumtesën e NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup dhe potencohet se lidhjet e paligjshme shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në sistemin e ujësjellësit dhe në cilësinë e ujësjellëit për të gjithë shfrytëzuesit në qytetin e Shkupit./koha.mk

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Artikuj të ngjashëm