More

    Shkup/ Polici e harron qenin zyrtar në veturë, ngordh nga i nxehti

    Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në MPB ka bërë kallëzim penal kundër D. M., punonjës policie në pozitën udhërrëfyes i qenve të shërbimit, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën e “vrasjes dhe torturimit të kafshëve”, sipas nenit 233 të Kodit Penal.

    Më datë 12.06.2024, nga ora 10:00 deri në ora 12:30 në zonën e Qendrës në Shkup, pas kryerjes së detyrave të punës, e ka vendosur qenin e shërbimit në pjesën e pasme të veturës zyrtare “Dacia”. Qeni ka qenë racë “bari belg”, kurse policia ka parkuar automjetin me motor dhe kondicioner të fikur dhe ventilim të ndezur dhe ka lënë mjetin të parkuar për një orë e gjysmë, raporton portali Lideri.mk. Pas kthimit, ai ka vërejtur se qeni ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe e ka dërguar në stacionin veterinar ku është konstatuar se qeni tashmë kishte ngordhur. Pas autopsisë së kryer nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u konstatua se shkak i vdekjes së qenit ishte mbytja e shkaktuar nga goditjet nga nxehtësia, njoftoi MPB.

    Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në përputhje me kompetencat e tij ndaj punonjësit të policisë D.M. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë...

    Reagojnë nga Komuna e Sarajit: Nuk është mbështetur Llaskarca dhe Sfillarja

    Komuna e Sarajit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për mosfinancim të projekteve komunale, transmeton TV21. Nga atje thonë se...

    “Tetova me 1.3 milionë euro, Maksim rusi me 4 milionë euro” – Bekteshi reagon për financimin e projekteve komunale

    Ish ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për...

    Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur në katin e 16

    Ky është momenti dramatik kur një grua qëndron e varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të,...