Bashkëpunim i suksesshëm për integrimin multietnik mes nxënësve të shkollës së mesme “Saraj” dhe ata të shkollës së mesme “Vasil Antevski Dren” nga Shkupi

Me qëllim promovimin e integrimit multietnik në arsim, nxënësit e shkollës së mesme “Saraj” dhe ata të shkollës së mesme “Vasil Antevski Dren” nga Shkupi realizuan një bashkëpunim të suksesshëm përmes aktiviteteve të përbashkëta edukative dhe rekreative.

Gjatë kësaj dite të veçantë, nxënësit patën mundësinë të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh që synonin forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërkulturor. Në kuadër të programit u organizuan punëtori të përbashkëta në klasë, ku nxënësit shkëmbyen ide dhe përvoja të ndryshme, duke krijuar një ambient të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Po ashtu, aktivitetet sportive kontribuan në forcimin e frymës së ekipit dhe bashkëpunimit mes nxënësve, ndërsa shëtitja në Kanionin e Matkës ofroi një mundësi shtesë për socializim dhe njohje më të afërt mes tyre, në një ambient natyror të veçantë.

Ky bashkëpunim përfaqëson një shembull pozitiv të ndërtimit të urave të komunikimit dhe respektit mes të rinjve nga komunitete të ndryshme, duke dëshmuar rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta në ndërtimin e një shoqërie më të integruar dhe harmonike.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm