More

    Shkolla në Sfillare , katër ditë pa rrymë , arsimtari blenë drunj për ngrohje

    Banorë të fshatit Svillarë e Epërm të komunës Saraj thonë për Gazetën Lajm se fëmijët e tyre tani e katër ditë nuk kanë vizituar mësimin. Shkak për këtë ndërprerje është defekti në rrjetin e energjisë elektrike, që ka lënë pa rrymë edhe shkollën e fshatit “Bedri Tahiri”.

    Bëhet fjalë për shkollë ku mësojnë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë. “Fëmijët e fshatit tonë nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë përcjellin rregullisht mësimin, sepse mësojnë në objektin shkollor në Svillare të Poshtme. Mirëpo fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katërt, që zhvillojnë mësimet në shkollën ‘Bedri Tahiri’ nuk mësojnë shkaku se janë më të vegjël dhe nuk mund ta durojnë ftohtin”, thonë prindërit e tyre.

    Për këtë arsyje pikërisht arsimtari Murat Ameti nga Sfillara, i cili me paratë e tij, ka blerë drunj për ngrohjen e nxënësve, me qëllim që procesi arsimor të mos ndërpritet një kohë më të gjatë.

    Në EVN thonë se defekti në fshatin Sfillarë të Epërme tek ata është denoncuar gjatë ditës së martë. “Sapo është paraqitur defekti ekipet tona kanë dalë në teren dhe kanë filluar sanimin e tij. Të martën është sanuar pjesërisht defekti dhe një pjesë e fshatit është kyçur në rrjet, kurse të mërkurën po punohet për sanimin e tij të plotë”, deklaruan nga EVN për Gazetën Lajm.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...