More

    Shkolla Fillore “ Bajram Shabani” në Kondovë , shënoi sot patronatin e 40 të saj

    Sot me një manifestim të jashtëzakonshëm Shkolla Fillore “ Bajram Shabani “ shënoi dekadën e 4 nga hapja e saj , gjegjësisht patronatin e shkollës , njofton derveni.info

    “ 40 vite përkushtim , 40 vite arsim e shkencë shumë gjenerata të dala nga ky tempull i diturisë sot ne na bën krenar.Duhet ta ruajmë edhe shumë vite të tjera dhe të gjithë bashkë të kontribojmë që nga kjo shkollë të dalin edhe shumë gjenerata tjera , ku suksesi dhe mbi të gjitha cilësia të jetë prioritet i yni, deklaroi drejtori i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” z.Mensur Jakupi.

    Karakteristikë e patronatit të sivjetëm të shkollës ishte edhe “Tradita e Kondovës” siç e kishin quajtur nxënësit e kësaj shkolle duke servirur ushqime tradicionale.

    Ky patronat u zbukurua edhe më shum me performancat e nxënësve të kësaj shkolle me recitime , këngë e valle , por edhe me shpërblime të ndryshme për nxënësit më të mirë të Shkollës Fillore “ Bajram Shabani” në garat e arsimit e sportit.

    Vlen të theksohet se drejtoria e shkollës  nderoi me mirënjohje të gjithë afaristët dhe ata që ndihmuan pasi që kjo shkollë në tre muajt e fundit ka marë një renovim të tërësishëm dhe është zbukuruar me pamjen e saj./derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...

    Shqiptari nga Shkupi bëhet ministër në Siri

    Shqiptari nga Çairi, Abu Qatada Albani, është bërë ministër në Siri. Albani, i njohur edhe si Abdul Jashari, udhëhoqi...