More

    Shitet për një shumë të “çmendur” Ferrari i vitit 2003, me të cilin Michael Schumacher u shpall kampion

    Ferrari i Michael Schumacherit, që ishte fitues i titullit kampion në vitin 2003, është shitur për një vlerë të pabesueshme 13.5 milionë euro – duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga një makinë moderne e Formula 1.

    Legjenda gjermane, i konsideruar gjerësisht si një nga pilotët më të mirë në historinë e F1, regjistroi gjashtë fitore nga 16 në rrugën e tij drejt kurorëzimit kampion atë vit.

    Ishte i gjashti nga shtatë titujt që gjermani siguroi në karrierën e tij legjendare, dhe ai e bëri këtë gjatë drejtimit të “F2003-GA”.

    Kjo makinë e famshme doli kohët e fundit në ankand në “Sotheby’s” në Gjenevë, ku u shit për shumë më tepër se vlerësimi i saj afro 10 milionë euro.

    Pasi u shit në çmimin final 13.5 milionë euro, “F2003-GA” ka vendosur një rekord për shitjen më të madhe të makinave në historinë moderne të F1, duke tejkaluar 6.7 milionë funte të paguara për motorin Ferrari të Schumacher në vitin 2001 në vitin 2017.

    Megjithatë, asnjëra prej këtyre makinave nuk mban rekordin e të gjitha kohërave, i cili u vendos nga “Mercedes W196R” i vitit 1954 i Juan Manuel Fangio, derisa në kohën aktuale një makinë moderene kushton afro 12 milionë euro, që e bën jo shumë të vlefshme Ferrarin e legjendës gjermane. Mercedesi ikonik, në të cilin Fangio fitoi të dytin nga pesë titujt, u shit për 30 milionë euro në Goodwood në vitin 2013 dhe mbetet makina më e shtrenjtë në historinë e garave.

    Ofertimi për automjetin e Schumacherit të vitit 2003 ishte afër të shitje për dhjetë milionë, por që më pas u bënë disa oferta dhe përfundimisht u shit për 13.5 milionë.

    Megjithatë, edhe më befasuese, fituesi nuk do të arrijë ta marrë Ferrarin në shtëpi si pjesë e Programit të Klienteles së F1, i cili i sheh ata të mbajnë automjetin dhe t’ua sjellin klientëve për përdorim ditor në nëntë pista në të gjithë Evropën dhe ShBA-në.

    Makina do t’u dorëzohet atyre në një nga këto qarqe në një datë të paracaktuar dhe gjithashtu vjen me servisim, stërvitje nga ish-pilotët e garës më të shpejtë në botë për makina dhe asistencë teknike.

    Një fizioterapist dhe masazhator është gjithashtu në dispozicion për pronarin sipas kërkesës si pjesë e paketës unike./Derveni.mk

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Këto janë policët shqiptarë të cilët gjetën dy vajzat e humbura

    Para disa orëve u gjetën janë gjetur 12-vjeçarja Anisa Ajro dhe 15-vjeçarja Melisa Kurtishi të zhdukura dy ditë më...

    Ende nuk janë gjetur vajzat nga Shkupi, Anisa dhe Melisa

    Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e...

    Sot mblidhet kryesia e BDI-së në Tetovë

    Sot me fillim në orën 13:00 në Tetovë, BDI ka caktuar mbledhje të kryesisë së re të partisë. Sipas informacioneve...

    Vjedhje në Matkë, autorët janë pranë kapjes nga policia

    Në orët e vona të natës së djeshme është kryer vjedhje në lokalin Kulla Hillside Haven, me këtë rast...
    WordPress Ads