Shipkovicë, ariu ushqehet me eshtrat e të vdekurve, banorët kërkojnë likuidimin e tij

Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit zgjohen me trishtim nga varret e hapura. Dëshmitarët e rastit thonë se kanë parë një ari teksa ka hapur varre, kryesisht gjatë natës dhe ushqehej me eshtrat e të vdekurve. Rasti I njëjtë është përsëritur disa herë, e për këtë të shqetësuar janë banorët e Shipkovicës, të cilët kërkojnë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe Sektori për Punë të Brendshme Tetovë. Ata kërkojnë që institucionet të marrin masa për likuidimin e ariut I cili bën që  banorët gjatë mëngjesit të përballen me varre të hapura dhe eshtra të shpërndara njerëzish nëpër varreza

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë thonë se kanë njoftuar ministrinë e Bujqësisë dhe pritet vendim për likuidimin e ariut.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm