Shefi i dizajnit lë punën në BMW, dyshohet se do të shkojë te Hyunday (Foto)

Shefi i dizajnit lë punën në BMW, dyshohet se do të shkojë te Hyunday (Foto)

Karim Habib, i cili ka qenë në krye të departamentit të dizajnit në BMW në katër vitet e fundit, ka dhënë dorëheqje nga detyra.

Dizajneri që ishte pjesë e BMW-së që nga viti 1998, e ka njoftuar bordin se më nuk ka dëshirë të bëjë këtë punë, mirëpo pa dhënë arsyet e largimit, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësit e prodhuesit gjerman nuk janë shprehur të kënaqur, megjithëse ende nuk e kanë aprovuar dorëheqjen e papritur dhe të pazakontë.

Duke marrë parasysh se Habib ka bërë ndryshime rrënjësore të disa modeleve, largimi tij nuk është pritur aspak mirë.

Në të njëjtën kohë, mediat që merren me automobilizëm, pretendojnë se ai do të shkojë te Hyunday.

Në bazë të faktit se kjo kompani e Koresë së Jugut e kishte vlerësuar me notë të lartë dizajnin e disa modeleve që janë mbikëqyrur afër Habib.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm