Selatin Beluli emërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot realizoi takim me sekretarin e sapoemëruar shtetëror, Selatin Beluli, me ç’rast i uroi sukses në punën e tij në kuadër të Ministrisë.

Beluli ka përvojë shumëvjeçare në administratën shtetërore. Gjatë karrierës së tij ka ushtruar funksionin e drejtorit të Agjencisë për Punësim, si dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ai është pedagog i diplomuar në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ministri Hoxha theksoi se përvoja dhe profesionalizmi i Belulit do të kontribuojnë në funksionimin efikas të institucionit dhe realizimin e suksesshëm të prioriteteve të Ministrisë.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm