More

    Rustemi: Ndërtojmë pjesën e rrugës së Arbërit, lidhim Kërçovën me Dibrën dhe Republikën e Shqipërisë

    Kryeministri Talat Xhaferi dhe drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi sot kanë inspektuar punimet që zhvillohen për ndërtimin e pjesës së rrugës së Arbërit, përkatësisht, të rrugës rajonale Izvor – Ura e Garës që do të lidh komunën e Kërçovës me atë të Dibrës dhe Republikën e Shqipërisë.

    “Projekti parasheh ndërtimin e 19 kilometrave rrugë, që është në gjerësi prej 6 metra. Aktualisht punohet në tërë aksin rrugor, në disa pjesë bëhet tamponimi, në disa vende ndërtohen mure mbajtëse të betonit, punohet në shpate, ndërsa në pjesën më të lartë të trasesë tashmë është shtruar dhe shtresa e parë e asfaltit” tha drejtori Rustemi. Sipas tij, ndërtimi i kësaj rruge është i një rëndësie të veçantë për këtë rajon. “Banorët do të përfitojnë lëvizje rrugore të sigurtë, lidhje më të mirë dhe ekonomi më të fortë.

    Punimet ndërtimore duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti”, i shpreh drejtori Rustemi. Ai tha se në këtë pjesë të vendit investohet edhe në projekte tjera.

    “Dua t’ju rikujtoj se NPRRSH gjatë kësaj periudhe ka punuar me një përkushtim të madh në realizimin e projekteve në këtë pjes ëtë vendit.

    Kështu që tërësisht është rehabilituar rruga rajonale Hanët e Mavrovës – Zhirovnicë në gjatësi prej 18,5 km, investim me vlerë prej 6,2 milionë euro. Traseja në këtë segment në fakt është vazhdimi i segmentit të rehabilituar Bunec – Hanet e Mavrovës.

    Në Programin vjetor të NPRRSH-së për vitin 2024 është planifikuar rikonstruimi i segmentit rrugor Nikiforov – Leunovë – Bunec, në gjatësi prej 10,4 km, me vlerë të paraparë prej 6,5 milionë euro.

    Ndërtojmë gjithkund, ndërtojmë për të gjithë!” tha në fund të fjalës së tij drejtori Ejup Rustemi.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Pas 11 vitesh ndalet Bayern Mynihu, Granit Xhaka dhe Leverkuzen për herë të parë në histori shpallen kampion

    Bayer Leverkuseni ka shkruar historinë, duke fituar titullin e parë kampion në Bundesligë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e...

    Presidentin e zgjedh Kuvendi/ Grubi: Kusht për votat e BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale!

    Presidenti I vendit, në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend. Ky është kushti, që në rrethin e dytë, votat...

    Ekskluzive: Në Kroaci arrestohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!

    Më 13.04.2024, të shtunën, në Zagreb është arrestuar Goran Grujevski i lindur më 13.10.1966, shtetas i RMV-së, kundër të...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Shkupi pritet të përjetojë një ndryshim dramatik të motit këtë javë, me temperatura që do të variojnë ndjeshëm. Fillimisht,...