E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Rritet inflacioni në Maqedoninë e Veriut

Inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut arriti në 14.2 për qind në muajin gusht, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftim, indeksi i çmimeve me pakicë në gusht shënoi rritje prej 14,2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa indeksi i kostos së jetesës u rrit për 16.8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, indeksi i kostos së jetesës në gusht në krahasim me muajin paraprak ishte 101.3, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë 100.6.

Në gusht, krahasuar me korrikun, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut u rrit për shërbimet e akomodimit 27,6 për qind dhe ngrohjes qendrore 14.2 për qind.

Rritje prej 6.4 për qind është shënuar te buka dhe drithërat, frutat e freskëta 3.8 për qind, qumështi 3.6 për qind dhe mishi 2.5 për qind, transporti i udhëtarëve me 2.6 dhe birra me 1.2 për qind.

Rënie e indeksit të kostos së jetesës në gusht 2022, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar te vaji dhe yndyrat me 4.1 %.

Në muajin gusht rënie e indeksit të kostos së jetesës është vërejtur edhe tek karburantet dhe lubrifikantët për mjetet e transportit për 10.9%, karburantet e lëngëta për amvisëri me 10.3%, transporti ajror për 5.3%./Derveni.mk

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads