More

    Rritet çmimi i naftës

    Çmimet e naftës u rritën teksa konflikti Rusi-Ukrainë rrezikon të përshkallëzohet edhe më tej.

    Nafta në bursën e Londrës u rrit me 0,8%, duke arritur në 71,59 dollarë për fuçi ndërsa ajo në bursën amerikane u rrit me 0,6% duke arritur në 67,45 dollarë për fuçi.

    Ekspertët thonë se deri më tani ka pasur pak ndikim në eksportet ruse të naftës, por nëse Ukraina do të synojë të godasë më shumë rafineritë ruse të naftës, kjo do të sjellë rritjen e mëtejshme në tregjet ndërkombëtare.

    Nafta ka qëndruar në kuota të ulëta javën e kaluar pas parashikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se oferta globale e naftës do të tejkalonte kërkesën me më shumë se 1 milion fuçi në ditë në vitin 2025./ Klan News

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...