Është rrëzuar gjatë natës një prej urave më të rëndësishme mbi lumin Elbe, në Dresden të Gjermanisë, ku deri më tani nuk është raportuar për viktima.Në lum është përmbytur një pjesë prej rreth 100 metra e urës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit dhe njësitë policore e mjekësore. Arsyet e rrëzimit të urës ende nuk dihen.