Në kuadër të avancimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të kujdesit ndaj pacienteve, Spitali Gjinekologjik në Çair ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm duke nisur aplikimin e histerektomisë laparaskopike.
Kjo ndërhyrje moderne minimale invazive ofron përfitime të shumta, duke përfshirë më pak dhimbje pas operacionit, kohë më të shpejtë rikuperimi dhe një trajtim më cilësor në krahasim me metodat tradicionale kirurgjikale.
Futja e kësaj metode vjen si përgjigje ndaj nevojave reale të pacienteve për trajtime bashkëkohore dhe të sigurta, duke mundësuar që ato të marrin shërbime të avancuara pa qenë e nevojshme të drejtohen jashtë institucionit.
Ky zhvillim është bërë i mundur falë angazhimit të ekipit mjekësor, që përfshin kirurgë, anesteziologë, infermierë dhe stafin mbështetës, të cilët kanë dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në implementimin e teknikave të reja në praktikën klinike.
Nga drejtuesit e institucionit bëhet e ditur se përpjekjet për modernizimin e mëtejshëm të shërbimeve do të vazhdojnë, me synim ngritjen e standardeve dhe ofrimin e kujdesit sa më cilësor për çdo paciente.