RIPAROHET RRUGA GJORÇE PETROV

RIPAROHET RRUGA GJORÇE PETROV

Ekipet e Qytetit të Shkupit kanë filluar rikonstruksionin e rrugës së Gjorçe Petrov në pjesën nga ndërtesa e komunës deri te pompa e benzinës Makpetrol. Sot, kryetari Petre Shilegov i mbikëqyri punimet ndërtimore që po zhvillohen në këtë rrugë.

– Sot, po fillojmë riparimin në një pjesë të rrugës Gjorçe Petrov, në gjatësi prej rreth 1.500 metra. Presim që punimet ndërtimore të përfundojnë tërësisht para përfundimit të verës, në mënyrë që kjo rrugë e dëmtuar shumë, të vihet në funksion për qytetarët para fillimit të vitit të ri shkollor, që do të thotë rritje e sigurisë në trafik. Për realizimin e këtij projekti ndërtimor janë ndarë rreth 50 milion denarë nga buxheti i Qytetit – tha Shilegov.

Ai shtoi se rindërtimin e të gjitha rrugëve gjatë këtij sezoni, Qyteti i Shkupit i ka përfunduar në afate të shkurtra rekorde me qëllim për të siguruar kushte për zhvillimin e trafikut pa krijuar bllokada në trafik.

Gjatë rikonstruksionit të rrugës Gjorçe Petrov, e cila është një nga rrugët më të frekuentuara në këtë pjesë të qytetit, do të gërryhet e tërë shtresa e dëmtuar e rrugës deri në 20cm në një sipërfaqe prej 21,240 metra katrorë dhe do të vendoset shtresë e re asfalti.
Gjatë kësaj vere për rindërtim janë parashikuar disa rrugë dhe bulevarde që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit. Për këtë arsye, Shilegovi kërkoi mirëkuptim nga qytetarët derisa të zgjasin punimet ndërtimore. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor në këtë rrugë, dhe t’i përcjellin informatat mbi regjimin e përkohshëm të trafikut të cilat i publikon çdo ditë Qyteti i Shkupit.

/derveni.info

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Artikuj të ngjashëm