Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në Maltë. Ndeshja e futbollit ka degraduar në akte dhune, duke lënë me pasoja të rënda njërin nga arbitrat anësorë. I revoltuar nga vendimet, lojtari Antoine Camilleri I ekipit Sennat FC nuk ka mbajtur nervat, duke bërë që pas ngjarjes të marrë edhe dënimin e merituar.
Gjithçka ndodhi në fundin e lojës, teksa një prej lojtarëve ishte duke marrë ndihmën mjekësore. Lojtarit Camilleri nuk I ka dalë e keqja nga një vendim i minutave të shkuara, duke shfryrë dufin te anësori.
Mes sharjeve dhe shtyrjeve, kryesori I takimit e ka përjashtuar lojtarin me kartonine dytë të verdhë. Kaq ka mjaftuar që të niste “lufta”, me numrin shtatë të Sannat që ka bërë për spital anësorin. Kjo situatë ka zgjatur për minuta të tëra, duke u dashur ndihma e personave të stafit për të larguar Camillarin. Për këtë gjë, lojtari ka një padi në organet kompetente dhe pret vendimin e Gjykatës të hënën.

