Shkup, 04 qershor, Zhurnal.mk – Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në një komunikat për shtyp ua uron të gjithë besimtarëve mysliman festën e Fitër Bajramit përcjell Zhurnal.mk.
“Të nderuar besimtarë të fesë Islame. Në emër të Universitetit të Tetovës, më lejoni që nga zemra t’jua uroj festën e Fitër Bajramit, me shpresë se Zoti do ta pranojë agjërimin Tuaj dhe do t’jua shpërblejë të gjithëve me begati, mirëqenie dhe harmoni familjare.
Le të besojmë se, kjo ditë e shënuar do të na frymëzojë për forcimin e besimit, respektit ndaj shoqërisë, mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta humane.
Kjo festë, të gjithë besimtarët e fesë Islame i afron pranë njëri-tjetrit, për të shprehur vlerat njerëzore si, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve. Urime Fitër Bajrami për të gjithë Ju!”, uron Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.


