More

    Rekonstruimi i xhamisë së vjetër të Sarajit “Husein Shah”

    Sot me finansim të Qeverisë Turke në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës së Maqedonisë bëhet rekonstruimi I xhamisë së vjetër të Sarajit gjegjësisht “Husein Shah”.

    Mbikqyrja e realizimit të punimeve bëhet nga Qendra Nacionale për Konzervim.

    Dikur tranzit-xhami, e tani në zemër të Sarajit, por që i bie të jetë periferike.Eshtë kjo Xhamia e lashtë e ‘Husein Shah’. Kjo xhami daton që nga viti 1553, ose 961 të kalendarit islam “Hixhrit”.

    Themelues i kësaj xhamie në kohën e sundimit osman para 500 viteve në Maqedoni, thuhet se ka qenë turku Husein Shah, emrin e të cilit sot e kësaj dite e mban vet xhamia në periferi të Shkupit, komuna Saraj. Në Shkup e rrethinë, për këtë xhami flitet se është njëra ndër xhamitë më të vjetra në Maqedoni, Karakteristikë tjetër për xhaminë ‘Husein Shah’ është autenticiteti saj, meqë në këtë xhami asnjëherë nuk është bërë ndonjë rinovim i tërësishëm, pra ende mund të shihen ato dyer dhe ballkone të drurit, ashtu siç e kishte ndërtuar aso kohe Huseini.

    Në oborrin e kësaj xhamie mund të shihet edhe varri i hafëzit të ndjerrë Rifat Salihu, i cili 60 vite shërbeu si imam i kësaj xhamie, dhe ndërroi jetë në vitin 2009.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...