Regjistrimi në Kosovë, 93.49% të qytetarëve janë deklaruar si myslimanë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Bazuar në këto rezultate dhe vlerësimet e ASK-së Kosova ka 1,602,515 banorë.

Sipas ASK-së Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, por ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën për media ku janë prezantuar rezultatet ka thënë se ASK-ja e ka bërë vlerësimin edhe për komunat me shumicë serbe në veri të vendit, ku procesi ishte bojkotuar në masë të madhe dhe se pas përfshirjes së komunave në veri del se gjithsej banorë rezidentë në Kosovë janë 1,602,515 persona.

 

Në regjistrimin e vitit 2011 Kosova kishte 1,739,825 banorë.

 

 

Sipas rezultateve krahasuar me vitin 2011 grupmosha 0-14 vjeç ka pësuar ulje prej 6.07%, grupmosha 15-64 vjeç ka shënuar rritje prej 1.83%, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç ka shënuar rritje prej 4.26%.

 

Sipas rezultateve në vitit 2011 mosha mesatare ishte 29.97 vjet, kurse tani mosha mesatare e popullsisë është 34.84.

 

 

Rezultatet tregojnë se mosha mestare e femrave është 35.66 ndërsa e meshkujve 34.03.

 

Sipas rezultateve struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.

 

Bazuar në rezultate 93.49% e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31 atij ortodoks, 1.75 atij katolik, të asnjë besimi janë deklaruar 0.5%, përgjigje për përkatësinë fetare nuk kanë dhënë 1.5% ndërsa të besimeve të tjera janë deklaruar 0.45%.

 

Në këtë proces regjistrimi për herë të parë janë regjistruar edhe dëmet e luftës.

 

Bazuar në të dhënat e publikuara gjatë luftës janë vrarë 11 mijë e 417 persona, të zhdukur janë 1047 persona, të plagosur 6682 persona dhe të burgosur 3312.

 

Në anën tjetër shkalla rurale është zvogëluar nga 62% në vitin 2011 në 49.8% në vitin 2024.

 

Sipas rezultateve për herë të parë popullsisë urbane (50.2%) e kalon atë rurale (49.8%).

 

Ky ndryshim sipas ASK-së tregon një lëvizje të popullsisë drejt zonave urbane.

 

Bazuar në rezultatet e publikuara, krahasuar me vitin 2011, kur është bërë regjistrimi paraprak, ka një rritje prej 21.5% në numrin e ndërtesave, banesave dhe shtëpive.

 

“Numri i banesave të përgjithshme po ashtu është rritur shumë, krahasuar me vitin 2011, për 41%, po ashtu dhe numri i banesave të zakonshme është rritur për 35%. Kjo lë të kuptohet se ndërtimi në Kosovë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje masive”, ka theksuar Katrati gjatë prezantimit të të dhënave.

 

Të dhënat tregojnë se në Kosovë popullsia ka dominim të madh të banesave në pronësi me 92.8 për qind, ndërsa numri i banesave me qira në forma tjera mbetet shumë i ultë, përkatësish 5.3 dhe 1.2%.

 

Numri i ekonomive familjare është rritur për 69 mijë e 505 apo për 23.4%.

 

 

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm