E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Regjisori nga Kondova Izer Aliu, vlerësohet me çmimin që konsiderohet “Oscar” norvegjez

Çmimi prestigjioz i kinematografisë norvegjeze nuk e konfirmon vetëm kualitetin e filmit “Hunting Flies” të regjisorit nga Kondova , i cili jeton në Norvegji, Izer Aliu, por ia lehtëson atij realizimin e projekteve të ardhshme filmike , njofton derveni.info.

Kësisoj thotë vetë regjisori, i cili të shtunën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Amanda Awards”, mori trofeun me mbishkrimin: “regjisori më i mirë”. Aliu ishte në garë me dy regjisorë të njohur norvegjezë, Erik Poppe me filmin “The King’s Choice” dhe Kim Hiorthoy me “The Rules for Everything” .

“Amanda Awards” ndryshe njihet edhe si “Oscari norvegjez”, ndërsa për Aliun kjo është hera e dytë që merr një çmim të kësaj ceremonie. Në vitin 2012, ai ishte shpërblyer me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, “To Guard a Mountain”.

Këtë vit, me filmin e metrazhit të gjatë “Hunting Flies” ka qenë i nominuar për dy çmime: për regjinë dhe skenarin më të mirë/derveni.info .

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads